Bota
Gjermania mirëpret Uber-in
Uber vepron në shumë pjesë të Evropës, por ofron shërbime të ndryshme, varësisht nga rregulloret lokale
Ministri i Transportit i Gjermanisë, Andreas Scheuer dëshiron të hapë tregun gjerman në shërbimet të transportit të makinave të ofruara nga Uber dhe kompani të tjera deri në 2021.
Scheuer në një intervistë për revistën “Focus” tha se shërbimet taksi online dhe shërbimet e kompanive të tjera të transportit mund të ndihmonin në ofrimin e shërbimeve kritike në zonat rurale dhe ai donte të ndryshonte rregulloret ekzistuese për të lejuar funksionimin e tyre.
“Ne mund të krijojmë mundësi të reja, veçanërisht në zonat rurale dhe për njerëzit e moshuar, me shërbime të makinave dhe sistemet e bashkimit në kompani të ndryshme. Kjo është një mundësi gjigante”.
Ligji aktual ndalon shoferët që të pranojnë kontrata direkt nga individët, duke e rezervuar atë të drejtë për shoferët e taksive të licencuar nga autoritetet lokale, transmeton ‘Scan’.
“Unë jam kundër ndalimeve dhe limiteve, unë jam për nxitje”, tha Scheuer. “Ne nuk mund të përjashtojmë vetëm një ofrues të shërbimit”, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, sipas tij, shërbimet e taksive do të ndikoheshin qartë dhe interesat e tyre gjithashtu duhej të merreshin në konsideratë.
Gjermania ka qenë një treg i vështirë për Uberin, duke pasur parasysh ambientin e rreptë rregullator. Aplikacioni i kompanisë i lejon përdoruesit të porosisin taksitë e licencuara në Berlin dhe Mynih, dhe Uber ka thënë se shpreson të ketë një prani në çdo qytet të madh gjerman deri në vitin 2020.
Uber vepron në shumë pjesë të Evropës, por ofron shërbime të ndryshme, varësisht nga rregulloret lokale.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














