Bota
Gjermania, me ushtri të re për intervenime globale
Duket se Gjermania do të bëhet me ushtri të re!
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer ka bërë të ditur se do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.
“Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman”. Këtë premtim do ta japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së Parlamentit gjerman, Rajhstag, në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane, shkruan DW.
Po ashtu, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU, kristiandemokate), gjeti mbështetje politike për idenë e saj që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj. Kristiandemokratët janë dakord, partnerët e koalicionit, socialdemokratët po ashtu, madje Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden Vyrtemberg që vjen nga partia e Të gjelbërve nuk është parimisht kundër, megjithëse Të gjelbërit e kanë pasur ushtrinë si gogol. Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin, duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”. Nga gjithë partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.
Gjithashtu, Annegret Kramp-Karrenbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëjë trupën më prezente dhe më të pranueshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.
Aktualisht 3 mijë ushtarë ndodhen në misione jashtë vendit, mes tyre në Afganistan, Mali dhe Nigeri, në Ballkan, Mesdhe, në Oqeanin Indian, në Jordani dhe në Irak. Këtyre u shtohen detyrimet e mëdha në Europë, në kuadër të NATO-s. “Trupa ankohet për krijimin e vështirësive”, thotë Bartels.
Duket se me përjashtim të disa zërave të vetëm, në përgjithësi të gjithë janë dakord, që Gjermania të angazhohet më shumë ushtarakisht, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës













