Kosova
Gjermania po shqyrton kërkesën e Kosovës për të lejuar qarkullimin me pasaporta të skaduara
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka kërkuar nga shteti gjerman që të lejojë qarkullimin e qytetarëve kosovarë me pasaporta të skaduara që kanë leje qëndrimi të Gjermanisë.
“Aktualisht Qeveria federale e Gjermanisë është duke e shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës”.
“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani të qytetarëve kosovarë që kanë leje qëndrimi dhe të foshnjave me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe nuk kanë ende pasaportë të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane për Dukagjinin.
Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta, përcjell albinfo.ch.
Sveçla përmes një letre drejtuar autoriteteve gjermane ka kërkuar që të lejohen qytetarët e Kosovës, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe të marrin shërbime me pasaportë të skaduar të Kosovës.
Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani, pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












