Kosova
Gjermania pro liberalizimit të vizave, por Franca jo
Samiti që do të mbahet nesër në Berlin, duket se nuk do të sjellë asnjë rezultat për liberalizimin e vizave.
Deri para tre javëve, Gjermania e kishte kundërshtuar liberalizimin për shkak të mungesës së një konsensusi ndërmjet partive që e përbëjnë koalicionin e madh atje.
Derisa CDU dhe SPD ishin pro liberalizimit të vizave, kundër ishin ministri i Brendshëm nga CSU dhe Drejtoria për Evropë në kuadër të zyrës së kancelares Merkel.
Në një analizë të siguruar nga lajmi.net thuhet se kundërshtimi më i madh i Gjermanisë ka qenë pikërisht në zyrën e kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Brendshme.
“Qeveria gjermane ishte e ndarë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa Ministria e Jashtme ishte në favor të liberalizimit të vizave, zyra e kancelares ishte skeptike bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në këtë analizë të siguruar nga lajmi.net.
Mirëpo, ky qëndrim gjerman tashmë ka ndryshuar tërësisht, sepse kundërshtimi i tyre ishte i ndërlidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet që ishin mbajtur në disa ‘Lande’ të rëndësishme në Gjermani, të cilat shërbenin si barometër për zgjedhjet nacionale, përcjell albinfo.ch.
Gjermania që tri javë mësohet se është shteti më pro liberalizimit të vizave. Madje, më as Ministri i Brendshëm dhe as zyra e kancelares Merkel nuk janë aspak pengesë.
Franca është shteti që tash është duke kundërshtuar ashpër liberalizimin e vizave.
Vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, ka thënë se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.
Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë. Macron, po ashtu, ka thënë se ky projekt ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin francez, të cilët janë ndjerë të tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër














