Lajme
Gjermania propozon reformë për uljen e çmimeve të patentave
Qeveria synon ta lehtësojë procesin e marrjes së patentës me ndryshime në mësim dhe testim
Qeveria gjermane ka paraqitur një paketë reformash që synon të ulë kostot e larta për marrjen e patentës së shoferit, e cila aktualisht kushton mesatarisht rreth 3.400 euro dhe ka shënuar rritje mbi 50% në katër vitet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Sipas ministrit të Transportit, Patrick Schnieder, patentat nuk duhet të konsiderohen luks, por një mjet i domosdoshëm për lëvizshmëri dhe pavarësi, veçanërisht në zonat me transport publik të kufizuar.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë mësim teorik edhe në formë digjitale, zvogëlim të numrit të pyetjeve të testit, reduktim të orëve të detyrueshme praktike dhe shkurtim të kohëzgjatjes së testit praktik.
Po ashtu, parashihet që kandidatët të mund të ushtrojnë vozitjen edhe me persona të afërt, si prindër apo gjyshër, nën kushte të caktuara ligjore.
Reforma ende nuk është miratuar dhe duhet të kalojë në Parlament për t’u bërë pjesë e ligjit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation













