Lajme
Gjermani: Rekord i ri, afro 30 mijë infektime ditore
Është bërë e ditur se Gjermania në ditën e dytë radhazi ka shënuar një rekord të ri të rasteve të koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Instituti Robert Koch (RKI) konfirmoi 29.875 raste të reja të koronavirusit, nga 23.679 të regjistruara një ditë më parë.
Nga ana tjetër. Instituti raportoi edhe 598 vdekje brenda 24 orëve, duke e çuar në 20.970 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.
Pavarësisht bllokimit të pjesshëm që filloi më 2 nëntor, mesatarja shtatëditore e infeksioneve të reja në Gjermani ka mbetur mbi 20 mijë.
Aktualisht, 4.339 pacientë të prekur nga COVID-19 po trajtohen në kujdes intensiv, prej të cilëve 2.505 janë në ventilatorë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani është mbi 1.27 milion. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











