Lajme

Gjermania u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

“Situata në veri duhet të shtensionohet. I bëj thirrja të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. Rruga më e mirë përpara: takohuni në Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Albinfo.ch.

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI