Shqipëria
Gjirokastra, qyteti unik i Shqipërisë dhe i preferuari i turistëve vendas e të huaj
Gjirokastra, qytet i bukur arkitekturor në Shqipërinë jugore
Gjirokastra është destinacion turistik gjithëvjetor. Ka mbi 15 vjet në sitet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, shquhet si qytet muzeal, i veçantë në arkitekturën e tij tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë të huaj, shkruan albinfo.ch.

Gjirokastra, qytet në Shqipërinë jugore, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman, shkruan albinfo.ch.

Vitet e fundit, Gjirokastra është kthyer në qytetin e preferuar të turistëve vendas e të huaj. E veçanta e këtij vendi është se cilësohet si qytet i gurtë dhe gjithnjë e më shumë po renditet si një nga qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve, pavarësisht pandemisë.

Vlen të cekët se Gjirokastra cilësohet si vendi i lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare, por dhe i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, qyteti është aq intrigues dhe kontravers, pasi ruan mirë gjithë fazat e historisë.

Ka shumë për të parë, jo vetëm në këtë qytet unik, por në gjithë rajonin. Shumë afër Gjirokastrës është qyteti i bukur i luleve, Përmeti, i cili përshkohet nga lumi Vjosa, i vetmi lumë i egër në Europë. Një qytet plot mistere është dhe Tepelena, me histori të bukur dhe kanione e ujëvara mahnitëse. Ejani dhe eksploroni me ngadalë këtë rajon unik për të marrë një eksperiencë të paharrueshme. /Albinfo.ch


Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












