Zhvillim
Gjilani falënderon shoqatën franceze MAN për ndihmat
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatës “MAN”, e cila për tri ditë me radhë ka mbajtur trajnime me mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës, të fokusuar në arsim, rini dhe gjini. Me këtë rast ai i ka falënderuar ata për trajnimin e organizuar duke garantuar bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen, sikur që ka bërë të ditur se në vitin 2016 shënohet 20-vjetori i këtij bashkëpunimi që ka Gjilani me këtë shoqatë.
“Shoqata “MAN” përmes programit të saj në mbështetje të sistemit të arsimit, ka organizuar për tri ditë me radhë trajnim ku kanë marrë pjesë një numër i madh i mësimdhënësve nga Gjilani dhe Kamenica. Janë partnerë të Komunës për 20 vjet. Gjilani ka partneritet me Luter Bah si qytet dhe departamentin e Strasburgut që është partner strategjik i Gjilanit e që mbështet sistemin e arsimit në përgjithësi, rininë dhe gjininë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri, i cili ka paralajmëruar që së shpejti do të formalizohet edhe një marrëveshje bashkëpunimi në këtë rrafsh me Gjimnazin e Gjilanit dhe Kamenicës, thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjilanit.
Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatës “MAN”, Jean Marc Muller dhe Jean Claud Moog, kanë bërë përshkrimin e këtyre ditëve të angazhimeve në Gjilan, me mësimdhënësit. Sipas tyre, ata ishin në nivel të lartë, duke bërë që trajnimi të jetë në funksion të bashkëbisedimit dhe zhvillimit të sistemit arsimor në shkollat prej nga vinin mësimdhënësit që trajnoheshin.
“Gjatë trajnimeve kishim interesim të dyanshëm, që është shumë mirë në organizime të tilla, sepse ka material dhe nivel për lëvizjen e gjërave përpara në arsim dhe angazhimin për edukim”, theksuan më tej dy profesorët.
Muller dhe Moog, njëzëri kanë konfirmuar se ky bashkëpunim me Komunën e Gjilanit edhe më tutje do të vazhdoj të zhvillohet dhe do të zgjerohet, drejt krijimit të lidhjeve më të forta për këtëqëllim, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













