Lajme
Gjoba 100 mijë euro për italianët që përdorin zyrtarisht gjuhën angleze
Italianët që përdorin anglishten apo gjuhë të tjera të huaja në komunikime zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro.
Këto janë rregullat që pritet të vendosen nga një projektligj i ri i prezantuar nga Partia “Vëllezërit e Italisë”, të kryeministres Giorgia Meloni.
Fabio Rampelli, ligjvënës i Dhomës së Ulët, ishte ai që e prezantoi projektligjin që pritet të marrë mbështetjen e kryeministres.
Ndërkohë që projektligji pritet të ndalojë të gjitha gjuhët e huaja, duket se fokusi është te përdorimi i fjalëve në anglisht.
Në draft thuhet se “përdorimi i kësaj gjuhe turpëron dhe ofendon gjuhen italiane,” ndërsa shtohet se situata përkeqësohet edhe më tej prej faktit që Britania e Madhe nuk është pjesë e Bashkimit Europian.
Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë “njohuri me shkrim dhe orale dhe zotërim të gjuhës italiane”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë “akronimet dhe emrat” e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.
Entitetet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar










