Muzikë
Gjon Tear’s lë pa fjalë jurinë e The Voice në Francë
Super interpretim, befason jurinë (VIDEO)
Pas plot një viti, për të festuar një dekadë transmetimi të talent show-t më të njohur muzikor në botë “The Voice” Franca vjen me një edicion të ri, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se pas karrigeve të kuqe të jurisë së përbërë nga yjet e muzikës franceze nuk do të jenë aspirantët për këngëtarë, por yje të njohur të industrisë muzikore, të cilët do të kërkojnë riafirmimin e tyre si artistë, por kësaj here do të duhet të kalojë nëpërmjet veshit muzikor dhe sigurisht karrigeve të jurisë, transmeton albinfo.ch.
Në puntatën e radhës në garë ishte këngëtari shqiptar Gjon Tear’s, i cilli arriti të kthejë të pesë karriget e anëtarëve të jurisë. Gjon’s Tears u ngjit në skenën e “The Voice All Stars” me interpretimin e këngës “Corpse” të artistes Yseult.
Ngjyrat e tij të zërit, mjeshtëria e këndimit i befasoi jurinë, duke e cilësuar si këngëtar profesional dhe i saktë në tonet e tij muzikore, transmeton tutje albinfo.ch.
Gjon Muharremaj e nisin rrugëtimin e tij në muzikë pikërisht në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”, ku arriti të renditej i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Në vitin 2019, ai mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.
Për të pushtuar më tej në vitin 2021 skenën europiane te Eurovision song Contest, ku u rendit i dyti.
Në 10 vjet “The Voice” në Francë më shumë se 1 mijë talente kanë shkelur në skenën legjendare. Zëra ikonikë, me më shumë se 10 milionë albume të shitur, pjesëmarrje në muzikalët më të mëdhenj, “18 NRJ Music Awards” “3 Victoires de la musique” dhe “1 César”. 10 vjet gjatë të cilave artistët më të mëdhenj francezë u ulën në kolltuqet e kuqe. Një nivel absolutisht i jashtëzakonshëm i konkurrencës, i cili bashkon talentet e së kaluarës në “The voice” dhe pesë trajnerë historikë të programit.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur













