Muzikë
Gjon’s tears shkëlqen në spektaklin në akull “Art on Ice”
Këngëtari shqiptarozviceran, Gjon Muharremaj, i njohur në skenën artistike si “Gjon’s tears”me zërin unik dhe të veçantë i ka lënë të gjithë të impresionuar me performancën e mbrëmshme në spektaklin në akull «Art on Ice» në Cyrih.
Gjon’s Tears ka hapur këtë ngjarje të madhe artistike në akull «Art on Ice» që rikthehet pas dy vjetë pauze në Cyrih, më 2 dhe 3 shkurt 2023, shkruan albinfo.ch.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që jam rikthyer në këtë spektakël. Rrallëherë ka një skenë të bërë nga akulli”, ka thënë Gjon’s tears.
Patinatorët më të mirë në akull në botë kanë performuar për dy dirë me radhë në Cyrih me hitet e këngëtarëve Melanie C, Rag’n’Bone Man, Elle dhe Gjon’s Tears.
Ndër të tjera eksluzivisht nga Franca janë paraqitur edhe kampionet olimpike të kërcimit në akull, 5 herë kampione bote dhe 5 herë kampione evropiane Gabriella Papadakis & Guillaume Cizeron.
Publiku është impresionuar edhe me paraqitjen e Melanie Chisholm, e njohur edhe si Melanie C ose e njohur edhe si Sporty Spice, një këngëtare e suksesshme ndërkombëtare që pati një ndikim të jashtëzakonshëm në muzikë dhe kulturën pop si pjesë e grupit ikonik të vajzave «Spice Girls». Ajo ka shitur mbi 100 milionë disqe. Me “Spice Girls”, ajo publikoi dy albume të njëpasnjëshme. Në vitin 1999 u publikua albumi i saj i parë solo “Northern Star”, i cili mori disa çmime ndërkombëtare duke shitur mbi 4 milionë kopje në mbarë botën.
Spektakli «Art on Ice» do të vazhdojë me shfaqjet në Friburg më 7 shkurt dhe 11, 12 shkurt në Davos të Zvicrës
Sponzor i kësaj ngjarje ne mesin e kompanive të njohura si Peugeut dhe AXA është smzh, njëra ndër kompanitë lidere në fushën e shërbimeve financiare në Zvicër.




E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















