Kosova
Gjuriq: Kosova ka këputur lidhjet alternative të veriut për furnizim nga Serbia
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq i ka akuzuar sot autoritetet në Kosovë të kenë krijuar “atmosferë të pamundshme” në të cilën, siç tha ai për tha tv pink, “arrestojnë, madje dhe shtënë me armë ndaj njerëzve që organizojnë furnizimin e veriut të Kosovës me artikujt bazë për jetesë”.
Ai ka vlerësuar se “me aksion të fuqishëm, të dhunshëm e agresiv të autoriteteve të Kosovës janë këputur e lidhjet alternative ndërmjet Serbisë dhe veriut të Kosovës”, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
“Para dy javësh në territorin e komunës së Leposaviqi është shtënë me armë automatik ndaj kamionit që transporton gjëra ushqimore, ndërsa para disa ditësh policia kufitare e ka sulmuar vozitësin dhe është përpjekur ta rrëmbejë kombibusin që bartte gjëra ushqimore nga Zveçani në Mitrovicë”, ka thënë Gjuriq.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre













