Shkurt.ch
Gjykata Administrative Federale vendos në favor të azilkërkuesit
Mbi bazë të këtij vendimi, në të ardhmen azilkërkuesit do të kenë të drejtë ankese kur konsiderojnë se Zvicra ia ka kaluar pa të drejtë rastin e tyre një shteti tjetër
Në bazë të një vendimi që ka marrë Gjykata Federale Administrative e Zvicrës, azilkërkuesit do të fitojnë më shumë të mbrojtje juridike se që kanë pasur deri tani.
Vendimi ka ardhur si përgjigje në lidhje me rastin e një familjeje azilkërkuesish nga Iraku. Familja në fjalë kishte kërkuar azil në Gjermani dhe në Zvicër, shkruan sda.ch. Nisur nga fakti se kërkesa e parë për azil ishte bërë në Gjermani, autoritetet zvicerane e kanë drejtuar familjen që të kthehet në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Kjo do të ishte në përputhje me Marrëveshjen e Dublinit në mes të shteteve të BE-së, nënshkruese e së cilës është edhe Zvicra. Familja ka ushtruar pastaj ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Federale Administrative.
Me vendimin e saj të ri, gjykata në fjalë ka ardhur në përfundimin se ankesa ka qenë e drejtë. Dhe, mbi bazë të këtij vendimi, në të ardhmen azilkërkuesit do të kenë të drejtë që në mënyrë të përgjithshme të ushtrojnë ankesa kur konsiderojnë se Zvicra ia ka kaluar pa të drejtë rastin e tyre një shteti tjetër.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? Moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe mungesa e shiut do të thotë që shumica e rajoneve zvicerane... -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër












