Tematike
Gjykata e Winterthurit shpall fajtorë tetë personat, maqedonasi dëbohet
Vendimi nuk është i plotëfuqishëm. Tetë të akuzuarit mund të dërgojnë ankesë në Gjykatën e Lartë të Cyrihut.
Gjykata rajonale e Winterthurit ka shpallur fajtorë tetë nga dhjetë të akuzuarit në ish xhaminë e An’nur në Winterthur ku mes tjerash janë indoktrinuar disa të rinj shqiptarë, shkruan albinfo.ch, duke u bazuar te mediat helvete.
Tetë të rinj të moshave 17 deri 24 vjeç si dhe imami 52 vjeçar dhe presidenti 47 vjeçar i An’Nur kanë dhunuar dhe kërcënuar dy burra, pasi ishin cilësuar si “tradhëtar” për shitjen ndaj një gazetari për të filmuar dhe shkrepur fotografi.
Pavarësisht se të akuzuarit mbronin veten si të pafajshëm, kështu nuk mendoi drejtësia helvete, e cila kishte analizuar edhe protokollin e bisedave telefonike.
Dy dëbime
Zvicrën duhet ta lëshojnë për shtatë vjet një afgan (26) dhe një maqedonas (22). Sipas Gjykatës, afgani nuk ka treguar respekt për sistemin e drejtësisë helvete, kurse maqedonasi ka shansa të mira që të kthehet në rrugë të duhur në vendlindje. Ai kishte ardhur në Zvicër në moshën 12 vjeçare. Të tjerët janë dënuar me gjobë dhe heqje lirie nga gjashtë deri 18 muaj.
Vendimi nuk është i plotëfuqishëm. Tetë të akuzuarit mund të dërgojnë ankesë në Gjykatën e Lartë të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











