Shkurt.ch
Gjykata federale i jep të drejtë familjes nga Afganistani
Gjykata më e lartë në vend ka konstatuar se në këtë mënyrë është bërë shkelje e të drejtës së kujdesit për jetën e përbashkët familjare
Autoritetet e kantonit Zug kanë marrë një “shuplakë” nga Gjykata federale e Zvicrës. Pasi që kantoni nuk i kishte miratuar kërkesën për azil një familjeje nga Afganistani, ajo duhej të dëbohej nga Zvicra. Me atë rast autoritetet e kishin ndarë familjen, shkruan sda.ch.
Prindërit kishin kundërshtuar të ktheheshin pasi që, sipas tyre, nuk u ishin kthyer pasaportat që i kishin dorëzuar. Për këtë arsye, zyrtarët e kantonit i kishin vendosur ata në burg administrativ ndërsa fëmijët, në një strehimore fëmijësh.
Ankesën që ka bërë familja, Gjykata Federale e ka miratuar, sepse, sipas saj, familja ishte ndarë pa të drejtë, transmeton albinfo.ch lajmin që dot është në të gjitha mediat zvicerane.
Gjykata më e lartë në vend ka konstatuar se në këtë mënyrë është bërë shkelje e të drejtës së kujdesit për jetën e përbashkët familjare. Një ndarje e familjes mund të merrej në konsideratë vetëm si mjeti i fundit i mundshëm kështu që duheshin shqyrtuar masa tjera, alternative.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









