Tematike
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet e tij të paguara në 18 muajt e mëparshëm
Konsumi i tepërt i aseteve (pasurisë) që bëhet pak përpara se të lindë e drejta për përfitime kalimtare për të papunët e moshuar nuk mund të merret parasysh gjatë llogaritjes së përfitimit. Gjykata Federale ka vendosur kështu dhe ka hedhur poshtë ankesën nga një fond kompensimi në Kantonin e Ticinos.
Në këtë rast specifik, një burrë që jetonte në Ticino, në shtator të vitit 2022 kishte paraqitur një kërkesë për përfitime kalimtare (ndërlidhëse) për të moshuarit e papunë, transmeton albinfo.ch. Zyra kantonale e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar më shumë se 120,000 franga nga përfitimet e tij të paguara në 18 muajt e mëparshëm.
Pas zbritjes së shumës së parave për nevojat e personit të papunë, sipas fondit, kjo rezultonte me heqje dorë vullnetare për shkak të konsumit të tepërt të aseteve që arrinin në 71 mijë franga, shkruan srf.ch. Prandaj, asetet e kërkuesit kishin kaluar kufirin prej 50,000 frangash të përcaktuar për përfitimet kalimtare.
Gjykata kantonale e Ticinos ka mbështetur ankesën e personit në fjalë. Sipas ligjit për ndërlidhjen e përfitimeve për të moshuarit e papunë (ÜLG), konsumi i tepërt i aseteve mund të konsiderohet si i tillë vetëm nëse ndodh pasi të ketë lindur e drejta për përfitime, përcjell albinfo.ch. Në rastin konkret nuk ishte kështu, ka konfirmuar Gjykata Federale në një vendim të publikuar të mërkurën.
Fondi i kompensimit kishte argumentuar përpara Gjykatës Federale se vendimi i gjykatës më të ulët kishte çuar në një problem koordinimi midis përfitimeve kalimtare dhe atyre suplementare.
Gjykata më e lartë zvicerane thekson se është vullneti i legjislativit që të harmonizojë të dy sistemet sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj, praktika gjyqësore për përfitimet suplementare mund të miratohet për interpretimin e dispozitave për përfitimet kalimtare.
Megjithatë, duhet bërë një përjashtim sa i përket heqjes vullnetare të aseteve. Sipas OCT-së, vetëm koha nga kur lind e drejta për përfitime është vendimtare, transmeton albinfo.ch. Dispozita nuk parashikon asnjë efekt prapaveprues, siç është rasti me përfitimet suplementare.
Personat e papunë që përjashtohen nga sigurimi i papunësisë pas ditëlindjes së tyre të 60-të dhe nuk mund të gjejnë më të ardhura të mjaftueshme, mund të marrin përfitime kalimtare derisa të dalin në pension.
Përfitimet ndërlidhëse (Überbrückungsleistungen) u sigurojnë ekzistencën njerëzve që kanë humbur punën pak para moshës së referencës, derisa të mund të marrin pensionin e pleqërisë.
Fondi i kompensimit argumentoi përpara Gjykatës Federale se vendimi i gjykatës më të ulët çoi në një problem koordinimi midis përfitimeve kalimtare dhe suplementare.
Gjykata më e lartë zvicerane thekson se është vullneti i legjislativit që të harmonizojë të dy sistemet sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj, praktika gjyqësore për përfitimet suplementare mund të miratohet për interpretimin e dispozitave për përfitimet kalimtare.
Megjithatë, duhet bërë një përjashtim për heqjen vullnetare të aseteve. Sipas OCT-së, vetëm koha nga kur lind e drejta për përfitime është vendimtare. Dispozita nuk parashikon asnjë efekt prapaveprues, siç është rasti me përfitimet suplementare.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














