Shkurt.ch
Gjykata Federale: Iniciativa gjuhësore e Graubünden-it, e vlefshme
Në regjionet gjermanishtfolëse gjuhë e huaj do të jetë anglishtja e në regjionet e pakicave, gjermanishtja!
Qytetarët me të drejtë vote në Kantonin e Graubündenit do të votojnë nëse në shkollat fillore kantonale do të mësohet vetëm një gjuhë e huaj. Në varësi nga regjioni, kjo gjuhë do të jetë gjermanishtja ose anglishtja. Iniciativën për referendumin lidhur me këtë çështje e ka miratuar Gjykata Federale e Zvicrës me rezultatin 3:2.
Kundër tekstit të kësaj iniciative kanë ushtruar ankesë përfaqësuesit e pakicave gjuhësore, italishtes dhe retromanishtes. Ata konsiderojnë se janë të diskriminuar me faktin se nga cikli i parë i shkollimit fillor u ishte hequr gjuha angleze, duke ju mbetur vetëm gjermanishtja. Nga ana tjetër, nxënësit me gjuhë amtare gjermanishten, sipas tekstit të iniciativës do të vazhdojnë të mësojnë si gjuhe të huaj gjuhën angleze.
Parlamenti i Kantonit e kishte shpallur të pavlefshme iniciativën në fjalë.
Pastaj, Gjykata Administrative e Kantonit të Graubündenit e ka shpallur iniciativën të vlefshme. Në vendimin e saj, thuhej se iniciativa ka të bëjë vetëm me lëndët e detyruara ndërsa shkollave u mbetet e hapur që të ofrojnë edhe gjuhë tjera të huaja për nxënësit e tyre.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













