Lajme
Gjykata: Jokushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë jetë jetë jokushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit në seancën e 17 korrikut
Një vendim i këtillë i Gjykatës Kushtetuese vjen pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014,
Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të kësaj gjykate.
Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka konstatuar që “mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, 83 deputetë kanë shkelur Kushtetutën, duke vazhduar mbledhjen.
Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, konsideron se vendimi për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës “është jokushtetues, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga procedura e ndjekur”, sepse siç thuhet në njoftim, “nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi kryetarin e Kuvendit”, transmeton Rel
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ditën e premte, thotë se seanca konstituive e kuvendit nuk është realizuar plotësisht dhe “Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët”.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media ka theksuar se e mirëpret këtë vendim.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim “si një akt të vendosjes së kushtetutshmërisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 Qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm”.
Në një kumtesë për media, blloku i partive: Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë theksuar se ky koalicion “e ka marrë në konsideratë njoftimin për media nga Gjykata Kushtetuese dhe është në pritje të publikimit të tekstit përfundimtar”.
Ky bllok është përmbajtur nga komentet e shumta, por pavarësisht shpalljes së pavlefshme të zgjedhjes së Isa Mustafës për kryeparlamentar, ka shfaqur shpresën se në tekstin përfundimtar, të kompletuar, të Gjykatës Kushtetuese, do të sqarohet se vendimi është në favor të bllokut.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











