Gjykata Kushtetuese e “rrëzon” Pacollin
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e Behgjet Pacolli president
Kjo gjykatë ka kumtuar sot se e ka pranuar ankesën e LDK-së lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Pacollit, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jokushtetues.
“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Vendimi i lëndës me numër KO 29/11 të ashtuquajtur “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, do t’u dërgohet palëve me shkrim në një afat sa më të shkurtër.
Me këtë, presidenti Pacolli duhet të jap dorëheqje, ndërsa, në bazë të Kushtetutës, duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










