Lajme

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Veselit për lirim

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicollas Guillou, ka vendosur të refuzojë kërkesën për lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi, është bërë e ditur në një njoftim të Speciales të publikuar të shtunën.

“Rreziku nga ikja”, ai i “ndërhyrjes në proces” ose “kryerja e krimeve të tjera”, janë përmendur si arsyet e vendimit për të mos lejuar lirimin e tij, shkruan koha, transmeton Albinfo.ch.

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, akuzohen nga Specialja për krime lufte.