Shqipëria
Gjykata vendos për 23 të arrestuarit e Kukësit: ata nuk i pranojnë akuzat
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për të arrestuarit ndërsa të gjithë të pandehurit kanë thënë se janë të pafajshëm duke hedhur poshtë akuzat e prokurorisë
Ndërkohë Gjykata në Tiranë ka vendosur marrën e arrestit me burg për 20 ditë për 11 prej 23 të arrestuarve në Kukës. Për dy persona është marrë masa e sigurisë arrest shtëpie dhe për 10 detyrim me paraqitje. Por familjarët e tyre edhe një here i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Rama që sa më parë ti liroj të burgosurit ose kanë thënë se populli i Kukësit do të jetë çdo ditë në protestë.
……
Ka eskaluar situata në Gjykatën e Tiranës gjatë seancës për protestuesit e arrestuar të shtunën pas protestës kundër taksës në “Rrugën e Kombit”. Deputetë të PD-së dhe familjarë të personave të arrestuar tentuan të futeshin brenda sallës së gjyqit.
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për të arrestuarit ndërsa të gjithë të pandehurit kanë thënë se janë të pafajshëm duke hedhur poshtë akuzat e prokurorisë. Prokuroria ka pretenduar se ka pamje filmike. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin. Prokuroria ashtu siç kishte paralajmëruar ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, për 5 të tjerë arrest shtëpiak ndërsa për 7 të tjerë detyrim me paraqitje në polici.
Rreth 1 mijë policë kanë qenë të angazhuar për të mbajtur qetësinë në këtë proces gjyqësor. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është gjakosur në përleshjet e tij me policinë derisa nuk ishte lejuar të hyjë në seancë.
“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, deklaroi Spaho.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit












