Integrimi
Hetohen tre rrjete shqiptare të drogës në Lucern
Gjatë muajve të fundit në Kantonin e Lucernit janë kapur tre rrjete të tregtisë me drogë. Shtatë shitës të dyshuar droge nga Shqipëria, të cilët mendohet të kenë bërë tregti me sasi të madhe drogash të ndryshme duhet të përgjigjen para gjyqit.
Në përgjithësi autoritetet kanë zhvilluar hetime ndaj 30 te dyshuarve, bën ë ditur Prokuroria e Përgjithshme e Lucernit, shkruan nlz.ch dhe transmeton albinfo.ch. Kjo tregti me drogë është zhvilluar nëpër kantonet: Lucern, Solothurn, Aargau dhe Bernë.
Me rastin e bastisjeve dhe arrestimeve janë konfiskuar gjithsej më shumë se tre kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë dhe marihuanë. Janë gjetur po ashtu edhe më shumë se 9000 franga para të gatshme që vihen në lidhje me tregtinë me drogë si dhe armë dhe dokumente të falsifikuara identiteti.
Në aksionin e parë, në maj të vitit 2014 qenë arrestuar dy shqiptarë (23 dhe 28 vjeç) dhe një portugez (41). Më i riu nga këta qe dëbuar nga Zvicra.
Në aksionin e dytë në shtator 2014 janë kapur dy të rinj 24 dhe 27 vjeçarë të cilët dyshoheshin se nga viti 2013 deru në shtator 2014 kanë shitur heroinë dhe kokainë në kantonet Lucern, Soloturn, Argau dhe Bernë, transmeton albinfo.ch raportimet e medieve zvicerane.
Ndërsa në një procedurë të tretë, po trajtohet një shqiptar 39 vjeçar i cili është arrestuar në janar të vitit 2015. Ai është kapur në Root të Lucernit me një kilogram heroinë. Ky person ne muajin maj është lëshuar nga burgu dhe është dëbuar në Shqipëri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











