Lajme
Gjyshi 83-vjeçar akuzohet për grabitje të dyfishtë të bankës
Prokuroria e akuzon atë për zhvatje, shantazhim etj. Sipas saj, ai do të marrë tre vjet burgim, dy prej të cilave me kusht me periudhë prove prej dy vjetësh.
Një 83-vjeçar ka grabitur në Meggen të Luzernit në kohe të ndryshme dy filiala bankash. Për veprat penale të kryera në vitin 2012 dhe 2017 ai po përgjigjet para gjykatës penale të Lucernit sot, më 8 janar 2020, shkruan sda.ch.
Ai donte që plaçkën ta përdorte për të shlyer borxhet ndaj gruas së tij.
Sipas aktakuzës, i akuzuari, grabitjen e parë të bankës e ka kryer në fund të vitit 2012. I maskuar dhe i armatosur me një pistoletë plastike, ai kishte hyrë në filialin e bankës, transmeton albinfo.ch. Në sportel ai i kishte dhënë punonjësit një shënim ku ishte shkruar italisht: “Subito moneta, dieci mille franci” dhe “niente polizia”. (Menjëherë, para dhjetë mijë franga. Jo policinë).
Punonjësi i kishte dhënë 10.000 franga në njëqind kartëmonedha nga 100 franga. Ai i kishte futur paratë në një qese plastike dhe më vonë i kishte depozituar 1.200 franga në llogarinë e tij.
I akuzuari ka pranuar grabitjen por pretendon se kishte mbajtur vetëm 4.000 franga për vete. Pjesën tjetër ishte dashur t’ia jepte një bashkëpunëtori, nga i cili kishte siguruar pistoletën, përcjell albinfo.ch.
Pesë vite më vonë, i moshuari zviceran sërish në aksion.
Kësaj radhe në një degë tjetër banke në të njëjtin fshat. Ai kishte udhëtuar me autobus, kishte pirë një kafe në restorantin aty pranë dhe pasi kishte mbuluar fytyrën me kapelën e tij të leshtë në paradhomën e bankës, i ka drejtuar një thikë në një qese plastike punonjësit në sportel.
Edhe këtë herë, ai, një copë letre të shkruar italisht, kërkonte “shtatë deri në tetë mijë franga, menjëherë” dhe paralajmëronte: “Jo policinë”. Pasi mori 13,750 franga, u lëndua pak në kokë duke u larguar nga banka sepse u ngatërrua në portën rrotulluese të bankës.
Kur doli jashtë, hoqi kapelën dhe u kthye në restorant, ku porositi një kafe përpara se të merrte autobusin për në shtëpi.
Dhjetë ditë më vonë, policia e arrestoi me ç`rast tek ai gjeti rreth 10,000 franga të presë së tij. Ai kishte futur 9,000 franga në një çantë në frigoriferin në bodrum dhe i kishte dhënë një mijë franga gruas së tij, nga e cila më parë kishte marrë hua para.
Prokuroria publike e akuzon 83 vjeçarin për zhvatje, shantazhim, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, në aktakuzë thuhet se ai ka mashtruar kompaninë e sigurimeve me 3,600 franga duke deklaruar se kishte qenë i grabitur nga dy persona.
Për të gjitha veprat penale ai, sipas prokurorisë, do të marrë tre vjet burg, dy vjet prej të cilave me kusht me një periudhë prove prej dy vjetësh.
(Foto: Policia e Lucernit)
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











