Fun
Gjyshja njëqindvjeçare, rekord botëror në vrapim
Ida Keling, gjyshja njëqindvjeçare amerikane, ka arritur një rekord të ri në disiplinat sportive, vrapim në 100 metra për gratë 80-vjeçare dhe më të vjetra.
Keling në maratonën sportive amerikane “Penn Rele në West“ në Filadelfia vrapoi 100 metra në një minutë e 17 sekonda, përcjell albinfo.ch.
Ida nga viti 2011 mban rekordin për kategorinë 60 metra për gratë e moshës 95 deri 99 vjet.
Keling filloi të angazhohet në atletikë në vitin e 67-të të jetës, pas tragjedisë familjare, ku u vranë dy djemtë e saj, ka bërë të ditur vajza e saj, Shelley.
„Kjo ishte një kohë e errët. Ajo ishte shumë e mërzitur. Një ditë i thashë se unë do ta çoj të vrapojë dhe kaluam tri kilometra të gjatë. Kjo ishte fillimi i karrierës së saj në garat e vrapimit dhe një ilaç i madh për të, tha Shelley.
E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Ida përgjigjet: Nga dashuria për veten!
“Dashuria për veten. Hani ushqime të shëndetshme dhe ushtroni çdo ditë të paktën 10 ose 15 minuta, ka thënë ajo.
Ida Keling ka lindur në Harlem, në Nju-Jork, në vitin 1915.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











