CH-Ballkani

 Gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi 

Shqiptarët bashkë me boshnjakët renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin

Shfrat e fundit tregojnë se gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit. Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.

Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 përqind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi,ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %.

Shqiptarët bashkë me renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin.

Sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.