Koronavirusi: çast pas çasti
Brenda një dite dhurohen 6.5 milionë franga për të prekurit nga koronavirusi
Nga dhurimet do të përfitojnë njerëzit në Zvicër të cilët janë në rrezik të varfërisë ose urisë për shkak të pandemisë së koronavirusit
Në Ditën e Solidaritetit Zviceran të enjten, organizata e madhe humanitare “Glückskette” deri në mbrëmje ka mbledhur pothuajse 6.5 milion franga zvicerane. Nga dhurimet do të përfitojnë njerëzit në Zvicër të cilët janë në rrezik të varfërisë ose urisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga ka hapur në orën shtatë të mëngjesit të sotëm fushatën e mbledhjes së fondeve në Radio SRF1. “Ne kemi nevojë për solidaritet dhe mbështetje, dhe gjithashtu kemi nevojë për burime dhe organizata që tani mund të ndihmojnë vërtet njerëzit e interesuar në këtë situatë”, ka thënë ajo, sipas një njoftimi për shtyp nga Glückskette.
Që nga 23 marsi, janë mbledhur afër 24 milionë franga zvicerane për njerëzit që preken në mënyrë të veçantë nga efektet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të krizës, transmeton albinfo.ch. Deri më tani janë paguar rreth 6 milion franga për ndihmë urgjente dhe ndihmë ushqimore.
Përtej kësaj, 28 organizata që shpërndajnë ndihma ushqimore, ndër të tjera, kanë marrë ndihma financiare, transmeton albinfo.ch. Ndërsa të enjten (sot), zinxhiri i ndihmës nisi gjithashtu një thirrje tjetër për projekte ndihme për njerëzit që kanë humbur të ardhurat e tyre për shkak të pandemisë.
Bëhet fjalë për njerëz me status joformal të punësimit, siç janë punëtorët shtëpiak, nomadët, prostitutat ose punëtorët tjerë, pa status juridik. Këta njerëz, para krizës kanë pasur mundësi të kujdeseshin për veten e tyre.
Por për shkak se ata nuk kanë qasje në sigurimet shoqërore ose në ndihmën publike dhe më parë kanë jetuar në rrethana të pasigurta, ata janë plotësisht të pafuqishëm në situatën aktuale, përcjell albinfo.ch. Pa ndihmë, ata dhe fëmijët e tyre janë në rrezik të mbeten pa strehim apo ushqim.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












