Goditet me mjete zjarri Gjykata Penale e Zvicrës
Indikacion që çon në drejtim të të dyshuarve është slogani në një mur të ndërtesës ku mund të lexohet: "digjini gjykatat dhe poshtë shteti"
Natën në mes të të dielës dhe të hënës në një hyrje të ndërtesës së Gjykatës Penale Federale në Bellinzona të kantonit të Tesinës, është hedhur lëndë zjarri. Zjarri është shuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa nuk është kapur asnjë i dyshimtë për veprën, shkruan drs.ch.
I vetmi indikacion që çon në drejtim të të dyshuarve është slogani i shkruar në italishte në një mur të ndërtesës ku mund të lexohet: digjini gjykatat dhe poshtë shteti”. Autore e sloganit është lëvizja e quzajtur „Anarchisten-A”.
Në një qytet tjetër tesinez, në Lugano në paraditen e sotme para Konsullatës Italiane është gjetur një valixhe e dyshimtë. Pas evakuimit të rrethit të afërt është bërë shpërthimi i kontrolluar i valixhes, me ç`rast ajo ka rezultuar e zbrazët.
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass shënon rekord shitjesh dhe përfshin transportin publik për sezonin e ri Abonimi turistik Magic Pass ka shënuar rekord të ri shitjesh për sezonin 2025-2026, me gjithsej 321,400... -
Shkatërrimi i malit zviceran rritet ndërsa përgatiten planet e evakuimit -
Karta ‘Magic Pass’ thyen rekord me 321,400 të shitura -
Ligjvënësit zviceranë bëjnë thirrje për paga më të mira për gratë në ushtri -
Pronarët e barit në Crans-Montana hetohen për dyshime për pastrim parash











