Futboll

Gol dhe asistim për futbollistin shqiptar në Bundesligë

Golin që ia siguroi një pikë Leipzigut, Gruda e shënoi në minutën e 89-të, kurse asistoi për golin e parë të shënuar nga vendësit në minutën e 70-të

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka shkëlqyer të dielën mbrëma me fanellën e Leipzigut.

Gruda realizoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në barazimin 2:2 të Leipzigut kundër Wolfsburgut, transmeton albinfo.ch.

Golin që ia siguroi një pikë Leipzigut, Gruda e shënoi në minutën e 89-të, kurse asistoi për golin e parë të shënuar nga vendësit në minutën e 70-të.

Kjo përballje i takoi xhiros së 22-të të Bundesligës së Gjermanisë.

Për Grudën ishin goli dhe asistimi i parë me fanellën e Leipzigut. Leipzigu zë vendin e pestë me 40 pikë.