Futboll
Golat e Kllokoqit, Xhakës, Kasamit dhe Qollakut, të nominuara për golin më të mirë në Zvicër (Video)
Futbollistët shqiptarë në Zvicër nuk mungojnë edhe në nominimin për golin më të mirë të shënuar në vitin 2018. Nga 12 gola të zgjedhura, katër janë të futbollistëve shqiptarë, dy të Super Ligës dhe dy të Brack Challenge Ligës.
Në listën prej TOP 12 golave, radhitja është bërë sipas kohës kur janë shënuar golat.
Në vendin e 3-të është goli i Taulant Xhakës së FC Baselit, shënuar kundër BSC Young Boys-it më 2 prill 2018. Në vendin e 7-të është goli i Arijan Qollakut, futbollistit të FC Schaffhausen-it, kundër FC Rapperswil-Jona-s më 5 tetor. Goli i Egzon Kllokoqit, mbrojtësit të FC Rapperswil-Jona-s, realizuar kundër FC Vaduz-it më 30 nëntor, është radhitur në vend të 10-të. Goli i fundit nga futbollistët shqiptarë është i Pajtim Kasamit, kundër FC Luzern-it më 1 dhjetor 2018.
Votimi mund të bëhet në lidhjen e mëposhtme dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2019, në orën 12:00.
Ndarja e çmimit për golin më të mirë të SFL-së për vitin 2018 do të bëhet më 28 janar 2019, në mbrëmjen e çmimeve të SFL-së që do të mbahet në KKL Luzern.
http://www.sfl.ch/landingpage/award-night/?fbclid=IwAR2_q4pGpO63UFFrB5bqNQM0AW2e7_Kaa_gm6Uyvin9J0w8QwBeudF7zRuE
Kujtojmë që edhe për formacionin Golden 11 janë nominuar tre futbollistë shqiptarë: Benjamin Kololli, Albian Ajeti dhe Hekuran Kryeziu.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













