Shkurt.ch

“Golden Icon Award”, për aktoren amerikane Glenn Close

Aktorja amerikane, Glenn Close, do të marrë më 1 tetor në Cyrih çmimin “Golden Icon” në Festivalin e Filmit në Cyrih (ZFF). Filmi i saj i ri, “Gruaja”, do të shfaqet me rastin e dorëzimit të këtij çmimi.

Aktorja 70-vjeçare u shpërblye për praninë e saj të jashtëzakonshme në shumë role të paharrueshme, tha të enjten ZFF në komunikatën e saj. Përveç filmit “Gruaja”, ajo ka marrë pjesë për këtë vit në katër filma të tjerë: “Çfarë ka ndodhur deri të hënën”, “Crooked House”, “Martesë e egër” dhe “Bastards”.

Glenn Close ka bërë fillimet saj në kinema në vitin 1982 në “Bota sipas Garp”, film falë të cilit u kandidua për çmimin Oskar si ‘Artistja më e mirë’ në një rol sekondar. Deri tani, Glenn Close është nominuar gjashtë herë për çmimin Oskar.