Lajme

Golfi humb titullin e ‘më të shiturit’ në Evropë

Volkswagen Golf ka humbur lehtësisht titullin e modelit më të shitur evropian këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, Volkswagen për këtë nuk shqetësohet aspak. Përkundrazi, ata madje janë shumë të lumtur, sepse investimet e tyre të mëdha në elektrifikim duket se janë paguar.

Duhet theksuar se Volkswagen ID.3 filloi shkëlqyeshëm dhe përfundoi muajin e fundit të vitit të kaluar me një sukses të jashtëzakonshëm, sipas të dhënave të lëshuara nga JATO.

Ani pse Golf ishte ende në vendin e parë me pak më shumë se 30 mijë vetura, por ID.3 doli në vendin e dytë, me vetëm dy mijë më pak. Ai la pas Tesla Model 3, i cili përkundër rritjes me 11%, me 24,567 njësi të shitura, zuri vendin e tretë. I katërti është Clio me rënien më të madhe nga modeli në top 10, ndërsa vendin e pestë e zë Peugeot 208. Do të përmendim këtu edhe Fiat 500, i cili arriti vendin e 9-të me një rritje prej 66%.

Tashmë është e qartë nga rezultatet se kërkesa për automjete elektrike është rritur në mënyrë drastike në Evropë. Nëse llogarisim hibride plug-in, kërkesa u rrit me 147% në një vit dhe 1.42 milion kopje u shitën.

E përkthyer, kjo do të thotë që në baza vjetore, këto automjete kanë arritur një pjesë të tregut prej 12%. Dhe jo vetëm kaq, çdo makinë e katërt e shitur në Evropë ishte nga Volkswagen.

Pa dyshim, Evropa është gati për elektrifikim. Revolucioni ka filluar dhe mbreti absolut vitin e kaluar vjen nga Renault.

Me 99,261 regjistrime, Zoe, një makinë elektrike arriti një rritje prej 118% krahasuar me një vit më parë dhe u ngjit në fron si udhëheqësi i tregut.

Interesante, kërkesa për Tesla Model 3 ra me 9% për të përmbushur vendin e dytë dhe 85,713 njësi të shitura. Në vendin e tretë është VW ID.3 me 56,118 njësi të shitura.