Koronavirusi: çast pas çasti
Google: Çdo ditë bllokon 18 milionë email’a
Mashtruesit kibernetikë janë duke dërguar nga 18 milionë posta elektronike me informacione mashtruese për Covid-19 te përdoruesit e Gmailit.
Google ka thënë që pandemia ka mundësuar një mundësi të madhe të mashtrimeve kibernetike, ku kriminelët po mundohen që t’i mashtrojnë përdoruesit që t’i tregojnë të dhënat e tyre personale.
Kompania ka thënë se po bllokon 100 milionë eaila të dyshimtë çdo ditë. Javën e kaluar pothuajse një e pesta e postave elektronike janë mashtrime në lidhje me koronavirusin.
Gmaili ka rreth 1.5 miliardë përdorues, raporton BBC.
Përdoruesit e Gmailit janë duke marr posta elektronike në të cilat mashtruesit janë duke u shtirë se janë autoritete si Organizata Botërore e Shëndetit, në mënyrë që t’i shtyjnë njerëzit të marrin softuere të ndryshme apo të bëjnë donacione në organizata false.
Javën e kaluar, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme lëshuan një deklaratë të përbashkët ku treguan se një numër në rritje i kriminelëve në internet po shfrytëzojnë pandeminë aktuale Covid-19 për përfitime të tyre, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











