Lajme
Google do të investojë 1 miliard dollarë në këtë kontinent
Kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se do të investojë 1 miliard dollarë në Afrikë, në pesë vjetët e ardhshme, për të siguruar qasje të shpejtë dhe të lirë në internet dhe për të mbështetur transformimin digjital.
Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, deklaroi në takimin online të titulluar “Google për Afrikën” se kompania do të ketë përparësi mbështetjen e bizneseve të reja në kontinent dhe do të ndihmojë në zgjerimin e rrjetit të saj të internetit.
Duke vënë në dukje se Afrika është ndër të parat në botë për sa i përket sigurimit të aksesit në internet me telefon dhe jo me kompjuter, dhe për sa i përket transferimit celular të parave, Pichai tha se brenda pesë vjetëve, 300 milionë njerëz më shumë do të jenë online në kontinent.
Drejtori i Google për Afrikën, Nitin Gajria, deklaroi se linja e re e kabllove të internetit e instaluar midis Evropës dhe Afrikës do të çojë në një rënie prej 21 për qind të çmimeve dhe një rritje të shpejtësisë së internetit.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











