Autotech
Google rrit mundësitë për fshirjen e të dhënave personale
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Google, do t’u ofrojë përdoruesve një mundësi të re për të fshirë automatikisht të dhënat për historinë e vendndodhjes dhe aktivitetet online në një periudhë shumë të shkurtër kohore.
Portali që i kushtohet teknologjisë, “The Verge”, publikoi se Google po përgatit lansimin e një opsioni të ri, i cili do t’u mundësojë përdoruesve fshirje automatike për të dhënat të vendndodhjes dhe aktiviteteve.
Siç u bë më herët e ditur nga Google, kompania i kushton rëndësi të madhe ofrimit të sa më shumë opsioneve përdoruesve për menaxhimin e të dhënave të tyre.
Përdoruesit e Google do të jenë në gjendje që në “cilësimet” të fshijnë historinë e vendndodhjes së tyre dhe informacionet e aktivitetit në internetit në çdo kohë.
Përveç kësaj, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë fshirjen automatike të të dhënave të tyre në periudhën e përcaktuar nga sistemi, e cila sipas informacioneve aktuale është një periudhë prej tre deri në 18 muaj.
Në rast se përdoruesit nuk kërkojnë fshirjen e të dhënave për një periudhë të caktuar kohore, ato do të ruhen deri në 18 muaj dhe të gjitha të dhënat më të vjetra se ato do të fshihen automatikisht.
Pritet që opsioni i ri i Google-s të jetë në dispozicion javët e ardhshme në platformat “Android” dhe “IOS”, transmeton ATSH.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor