Lajme
Google shënoi trafikun më të lartë të kërkimeve në finalen e Kupës së Botës
U shndërrua në një qendër informacioni për finalen sportive më të ndjekur në planet.
Tifozët e futbollit kanë arritur rekordin e kontrolleve për azhurnimet e Kupës së Botës FIFA 2022 të dielën, deklaroi CEO i kompanisë, Sundar Pichai.
Miliona njerëz shpërthyen në gëzim, kur Argjentina fitoi titullin e tretë botëror, duke mundur Francën 4-2 në ndeshjen e finales.
Sundar Pichai deklaroi se të dielën, “kërkimi” regjistroi trafikun më të lartë të 25 vjetëve të fundit. Duket se e gjithë bota të ishte duke kërkuar vetëm një gjë në internet.
“Kërkimi regjistroi trafikun më të lartë të 25 vjetëve gjatë finales së #FIFAWorldCup, dukej se e gjithë bota po kërkonte vetëm një gjë”, shkroi në Twitter CEO i Google, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Me funksionet e kërkimit të azhurnuara para Kupës së Botës, Google e bëri më të thjeshtë ndjekjen e ndeshjeve për përdoruesit.
Duke kërkuar “Kupa e Botës”, për shembull, u shfaq një sesion i dedikuar sipër, me një listë të ndeshjeve që do të luheshin, duke përfshirë datat dhe orën lokale.
Në këtë mënyrë, Google u shndërrua në një qendër informacioni gjatë finales, e cila ishte më e mira në historinë e FIFA-s. Me rekordet e thyera tashmë në ndeshjet e fazës së grupeve dhe një të tetave, ka shumë të ngjarë që të jetë finalja më e ndjekur në histori, sapo të publikohen të të dhënat.
Sipas Pichai, ndeshja finale e Kupës së Botës FIFA 2022 mes Argjentinës dhe Francës “është një nga ndeshjet më të mëdha të të gjitha kohërave”. Ai i vlerësoi të dyja skuadrat për paraqitjen e tyre gjatë ndeshjes.
Ndeshja pati një kuptim të veçantë, pasi ishte e fundit për Lionel Messi në Kupën e Botës. Superylli argjentinas është më së fundi një kampion i Kupës së Botës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










