Lajme
Gorbaçovit i jepet lamtumira e fundit, morën pjesë mijëra njerëz
Rreth tri orë e gjysmë zgjati ceremoni publike e lamtumirës për Gorbaçovin, pavarësisht se njerëzit ende prisnin jashtë radhës për t’i bërë nderimet e tyre.
Në Moskë iu dha lamtumira e fundit liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
Rreth tri orë e gjysmë zgjati ceremoni publike e lamtumirës për Gorbaçovin, pavarësisht se njerëzit ende prisnin jashtë radhës për t’i bërë nderimet e tyre, transmeton Albinfo.ch.
Ceremonia u zhvillua në Sallën e Kolonave të Moskës, një vend i famshëm që ka pritur funeralet shtetërore të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Joseph Stalin dhe Vladimir Lenin. Gorbaçovi u varros pranë gruas së tij, Raisa, në varrezat Novodevichy.
Gorbachev ndërroi jetë këtë javë në moshën 91-vjeçare, ndërsa njihet si lideri që solli përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Gorbaçov mori pushtetin në vitin 1985, duke futur reforma të guximshme dhe duke hapur Bashkimin Sovjektiv ndaj botës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit











