Lajme
Grabisin foshnjën dhe e regjistrojnë si të veten
Vajzën e grabitur në Rumani, me dëshmi të falsifikuara, e regjistrojnë në Zvicër, si fëmijë të tyre
Një psikiatre me bashkëshortin e saj kanë rrëmbyer një foshnjë në një spital të Rumanise dhe pastaj e kanë regjistruar atë në regjionin Oberland të Cyrihut si vajzën e tyre.
Gjykata e Lartë e Cyrihut ka dënuar çiftin për rrëmbim dhe për falsifikim të dokumenteve. Psikiatres i është shqiptuar dënimi pjesërisht me kusht, me heqje lirie tre vjet ndërsa bashkëshortit të saj dy vjet me kusht.
Kryetari i trupit gjykues ka thënë me këtë rast se rrëmbimi i fëmijës, për prindin është krim shumë i rëndë që mund të krahasohet me vrasjen.
Në vitin 2009, psikiatrja me prejardhje rumune, që vetë po vuante nga çrregullime psikike kishte filluar të ushtronte rituale shamanike. Ajo dëshironte që në atdheun e saj të merrte një fëmijë të posalindur. Psikiatrja kishte fiks idenë se foshnja që po e përvetësonte duhej të ishte nëna e saj e riinkarnuar!
Nga frika se do të braktisej nga e shoqja, burri i saj kishte pranuar të udhëtonte me të për në Rumani ku ajo do ta vidhte foshnjën, në një spital në Timisoara.
Pasi kthehen në Zvicër, bashkëshorti, me dëshmi të falsifikuara e regjistron vajzën si të tij. Por, hetimet e policisë rumune kishin zbuluar krimin e bërë nga çifti zvicerano-rumun.
Para gjyqit, bashkëshortët u shprehën të penduar.
Prokuroria kishte kërkuar për të dytë dënime pa kusht me nga katër vjet e gjysmë burg, ndërsa mbrojtja, nga një vit me kusht.
Trupi gjykues e ka konsideruar veprimin e të akuzuarve si të paskrupullt, poshtërues dhe egoist.
Veç dënimit me burg, çifti duhet t`u paguajë prindërve të foshnjës së rrëmbyer një dëmshpërblim prej më shumë se 50 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani Ita Gani thotë se situata është e rënduar, ndërsa në veri të Izraelit po sulmon paralelisht... -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji -
Gjermani
Leander Veizi, drejtori i ri artistik i Theater Regensburg në Gjermani -
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit
Jeta në Zvicër
-
Dëshimtari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, duke rezultuar me... -
Zvicër
Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers -
Kerzers: Dëshmitarët thonë se “një person ka përdorur qëllimisht një pajisje ndezëse” -
Guy Parmelin i tronditur nga zjarri në Chiètres -
Zvicër: Policia dyshon për veprim të qëllimshëm pas zjarrit në autobus në Chiètres













