Shkurt.ch
Gratë në Bernë demonstrojnë për paga të barabarta me burrat
Sipas demonstruesve, barazia në mes të gjinive në Zvicër është futur edhe në kushtetutë që nga viti 1981, dhe tash është koha e fundit që ajo edhe të jetësohet në praktikë
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në qytetin e Bernës rreth 500 gra e burra kanë demonstruar për barazinë e pagave në mes të burrave dhe grave, njofton srf.ch.
Në fjalimet e mbajtura para demonstruesve, disa oratore dhe oratorë kanë kritikuar si të papranueshëm vendimin e fundit të marrë nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Në vendimin e marrë në shkurt të këtij viti, është vendosur kundër kërkesës që ndërmarrjet të detyrohen të bëjnë analizat e pagave. Kërkesa synonte që në këtë mënyrë ekonomia të sensibilizohej kundër pabarazisë së pagave mes dy gjinive.
Po ashtu sipas demonstruesve, barazia në mes të gjinive në Zvicër është futur edhe në kushtetutë që nga viti 1981, dhe tash është koha e fundit që ajo edhe të jetësohet në praktikë.
Vendimin e përmendur të parlamentit e ka kritikuar edhe Federata e Sindikatave të Zvicrës. Sipas saj, me këtë vendim realizimi i barazisë gjinore sërish po zvarritet.
Siç dihet tashmë, me gjithë sensibilizimin e opinionit prej disa vitesh, epërsia e pagave të meshkujve ndaj atyre të femrave në Zvicër vazhdon të jetë i konsiderueshëm.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues Gjyqtarja e gjeti dëshminë e viktimës të besueshme, por jo atë të të dënuarit. Ajo tha... -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër











