CH-Ballkani
Gratë në Kosovë anashkalohen edhe nga institucionet
Sipas shifrave zyrtare, vetëm 18 për qind e kompanive private në Kosovë janë të regjistruara në pronësi të femrave
Gratë në Kosovë ballafaqohen me shumë peripeci. Ato nuk gëzojnë të drejtat që iu takojnë, madje as në institucionet shtetërore.
Pavarësisht miratimit të ligjeve për forcimin e pozitës së gruas në shoqëri, gratë nuk kanë qenë të pranishme gjatë hartimit të politikave ekonomike, bën të ditur “Evropa e Lirë”.
Sipas shifrave zyrtare, vetëm 18 për qind e kompanive private në Kosovë janë të regjistruara në pronësi të femrave, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nga mbi 43 mijë biznese të regjistruara, rreth 8 mijë janë me pronare femra.
Pjesa më e madhe e kompanive që udhëhiqen nga gratë janë biznese individuale me vlerë të vogël financiare, si në sektorë të tregtisë, industrisë, akomodim dhe ushqim.
Mungesën e mjeteve financiare për të filluar apo zgjeruar veprimtarinë, e përmendin si sfidë kryesore edhe disa gra ndërmarrëse.
Sipas organizatave joqeveritare, edhe paragjykimet dhe traditat e shoqërisë nëse një femër mund të jetë pronare e suksesshme, ndikojnë që gratë të jenë më pak të pranishme në fushën e biznesit.
Sipas një raporti të quajtur “Gratë dhe burrat në Kosovë”, thuhet se vetëm pesë për qind e grave janë pronare të shtëpive apo banesave, kurse 95 për qind të këtyre pronave janë meshkuj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














