Lajme
Gratë në Zvicër ende luftojnë për pozita të larta
Gratë përfaqësojnë rreth gjysmën e të punësuarve në nivele jo-menaxheriale në ndërmarrjet kryesore në Zvicër, por nivelet e gradimit midis burrave dhe grave mbeten larg të të qenurit të barabarta, shkruan swissinfo.ch, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është në përputhje me edicionin e katërt vjetor të Raportit të Inteligjencës gjinore botuar nga Universiteti i St Gallen dhe shoqata e biznesit Advance.
Pavarësisht nga përmirësimet në normat e promovimit për gratë, autorët argumentojnë se “ka një rrugë të gjatë për të bërë, me promovimet që mbeten leva më e madhe për të arritur barazinë gjinore”.
Raporti analizoi të dhënat e 302,000 punonjësve në role jo-menaxheriale e që janë gra (49%), kjo bie në 29% në pozitat menaxheriale. Në menaxhimin e lartë, përfaqësimi i femrave bie më tej në 18%. Për ta rregulluar këtë, autorët rekomandojnë që kompanitë të marrin në konsideratë synimet e promovimit gjinor.
Për shembull, nëse gratë përbëjnë 33% të një grupi menaxherial, atëherë një e treta e ngritjeve në nivelin tjetër hierarkik duhet të jenë gratë.
Pagat e larta nuk janë ato që duken në Zvicër
Nëse jeni një bankier mashkull, një diplomat zviceran ose një CEO i huaj në Zvicër, ka shumë mundësi që të jetoni mjaft rehat. Raporti gjithashtu thekson një “grackë moshe” – vitet midis 31 dhe 40 kur shumë gra krijojnë familje. Në këtë “orë të pikut të jetës” ka një rënie të jashtëzakonshme në përqindjen e grave në punë krahasuar me burrat.
“Kjo ka të ngjarë të lidhet me kujdesin familjar që ende merret kryesisht nga gratë në Zvicër”, thuhet në raport, përcjell Albinfo.ch
“Për sa kohë që orari i plotë është normë në menaxhim dhe puna e kujdesit shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ky disavantazh strukturor përbën një nga pengesat më të mëdha për karrierën e grave.”
Greva mbarëkombëtare e grave e vitit të kaluar bëri thirrje për ndryshime duke përfshirë uljen e kostove të kujdesit për fëmijët dhe pabarazinë në pagë.
Raporti pranoi përparimin në disa fusha. Rreth 67% e organizatave ofrojnë pushim atësie përtej praktikës së zakonshme prej një ose dy ditësh dhe mbi dy të tretat kanë një program këshillimi ose mbështetje tjetër të karrierës për gratë.
Në tetor, një numër rekord i grave u zgjodhën në parlament në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Natmir Mehmedi, një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon Ajo që e bën Natmirin të veçantë nuk është vetëm rrugëtimi i tij profesional, është mënyra... -
Agon Sejdiu, piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Lucernit dërgon 18,000 letra të pasakta tatimore Zyra Tatimore e Lucernit, në bashkëpunim me një partner të jashtëm, dërgoi javën e kaluar një... -
Natmir Mehmedi, një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon -
Zvicra pranë një marrëveshjeje të re tregtare me SHBA-në, tarifat pritet të ulen në 15% -
Deri në 20 gradë: Flluska e nxehtësisë së Saharasë ngroh Zvicrën -
Gjuetarët e apartamenteve në Zvicër paralajmërohen për rritje të mashtrimeve të reja












