Kosova

Gratë nga diaspora shpërndajnë dru për ngrohje

Sevdije Metolli jeton e vetme me vajzën e saj pesë vjeçare, por deri të dielën ajo nuk pati ngrohje në shtëpi.

Shoqata “Forumi i Femrave Shqiptare-Humanizmi” ia dërgoi asaj 5 metër kub dru në fshatin Shkabaj, njofton Klan Kosova.

Paratë për këtë ndihmë u mblodhën nga organizata që ka 26 mijë anëtare nga diaspora dhe Kosovës me seli në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Kjo organizatë ndihmoi edhe disa familje të tjera me dru për këtë dimër.