Lajme
Grekët ‘tronditen’ sërish nga shqiponja dykrenare
Pas shtatë kadetëve të cilët bënë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, në skenë ka dalë edhe një ushtar që në ushtrinë greke bën këtë simbol dhe sërish ka shkaktuar ‘trazira’ në Greqi, raporton albinfo.ch.
Fotografia e re e një rekruti të ushtrisë greke që pozon duke bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, e zbuluar në rrjetet sociale, ka sjellë sërish “dhimbje koke” për Athinën zyrtare e sidomos për Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, rekruti në fjalë është identifikuar dhe rezulton se po kryen shërbimin me Forcat e Armatosura greke në Qipro.
Ai do t’u nënshtrohet të gjitha procedurave me të cilat do të përballen edhe shtatë rekrutët me origjinë shqiptare në një repart elitar të këmbësorisë greke në Mesologji, që kryen të njëjtin veprim disa ditë më parë.
Çështja është konsideruar e një rëndësie të veçantë dhe është marrë në dorë nga Prokuroria Ushtarake e Janinës, që po heton me hollësi, ndërsa sipas burimeve pranë saj, nuk përjashtohen as dënime deri në 5 vjet heqje lirie për rekrutët.
Ndërkohë një shqiptar në Itali, Hajri Kaçi, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë ka publikuar një foto të tijën me dy karabinierë italianë, që bëjnë gjithashtu simbolin e shqiponjës.
Ai thotë se ushtarakët italianë e kanë bërë këtë shenjë për të respektuar atë si qytetar i kombësisë shqiptare, kurse ai vet ngre pyetjen se përse kjo gjë është e dënueshme në Greqi, në një kohë që në Itali, askush, e jo më ministri i Mbrojtjes, nuk kërkon dënimin e karabinierëve italianë
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










