Lajme
Grenelli paralajmëron heqjen e reciprocitetit dhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Donald Trump lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, ka paralajmëruar heqjen e reciprocitetit “mbase këtë javë”, ashtu si edhe rifillimin me intensitet të shtuar të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, të cilit ia ka bashkuar statusin e presidentit Thaçi, për veprime javën e ardhshme në drejtim të krijimit të një Qeverie të re, Grenelli po ashtu ka bërë të ditur se ka biseduar me liderët në Kosovë dhe në Serbi.
“Posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkruan ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














