Kosova
Reagimi i Thaçit për idenë e ndarjes së Kosovës
Vjen lajmi nga Hashim Thaçi dhe Richard Grenell
Pas deklaratave të analistit amerikan, Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi thotë se është për të ardhur keq kur sheh se me çfarë lehtësie analistët krijojnë plane fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë process”.
It’s disappointing to see how certain analysts so easily create their fiction plans (land swap, partition, autonomy) and attribute them to those who are trying to make a historic deal between #Kosova & #Serbia. Spreading fake plans & news won’t help this process. https://t.co/APOAEfC5kY
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 7, 2020
Joseph në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe kishte thënë se Thaçi-Grenell dhe Vuçiq janë duke synuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Mogherinit, e që përfshin ndarje të Kosovës.
“Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dimë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka thënë Joseph për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe.
“Por, qëllimi kryesor është që do të jetë një ndarje dhe ndoshta një ndarje e konsiderueshme e Kosovës dhe pyetja thelbësore është çfarë do të thotë kjo për shumicën e serbëve në Kosovë që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër”.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”















