Bota
Grenlanda, e hapur për biznes, por jo për shitje
Grenlanda po fiton vëmendje nga fuqitë e mëdha botërore
Grenlanda ka hedhur poshtë pretendimet se është e gatshme për shitje, pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump, ka diskutuar privatisht me këshilltarët e tij idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë.
“Ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”, ka thënë ministrja e Jashtme e Grenlandës, Ane Lone Bagger, për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.
Trump pritet të vizitojë Kopenhagën në muajin shtator dhe Arktiku pritet të jetë pjesë e agjendës, gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, territorit autonom danez.
Bisedimet për blerje të Grelandës fillimisht janë raportuar nga The Wall Street Journal. Dy burime të afërta me këtë situatë i kanë thënë Reutersit se fillimisht diskutimet kanë nisur si shaka, mirëpo më vonë janë trajtuar seriozisht nga disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë.
Politikanët danezë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj ideje.
“Ideja se Danimarka është duke shitur 50,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, është plotësisht qesharake”, ka thënë zëdhënësi për Punë të Jashtme i Partisë së Popullit Danez, Soren Espersen.
Grenlanda është duke fituar vëmendje nga fuqitë e mëdha globale, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të lokacionit strategjik dhe burimeve minerale.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













