Koronavirusi: çast pas çasti
Greqia mbyll kufijtë për serbët
Greqia ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë. Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. “I paralajmërojmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi”, i tha Daçiq agjencisë Tanjug.
Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi.
Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik, njoftoi agjensia ANA, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë, përcjell albinfo.ch.
Numri i personave të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi.
Në të dhënat e fundit të publikuara të dielën, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 "Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti pothuajse 800,000 udhëtarë nga Zvicra. Më shumë se Lisbona, Madridi ose Parisi"... -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti












