Bota
Greqia përfiton dy miliardë euro nga shitja e pasaportës, interesim nga jo-europianët
“Prona e një pasuria të patundshme në Greqi, të hap dyert e hapësirës Shengen” është motoja e programit të vizave në një faqe greke interneti. Kjo faqe u ndihmon jo-europianëve që të investojnë në vendin grek, të marrin një leje-qëndrim, lëvizje të lirë në gjithë Europën dhe marrjen e pasaportës europiane.
Greqia ka një ligj profitabil për buxhetin e saj. Kush investon në pasuritë e patundshme të saj 250 mijë euro merr pasaportën greke, që automatikisht u mundëson lëvizje të lirë në gjithë zonën Shengen, shkruan “Der Spiegel”.
“Prona e një pasuria të patundshme në Greqi, të hap dyert e hapësirës Shengen” është motoja e programit të vizave në një faqe greke interneti. Kjo faqe u ndihmon jo-europianëve që të investojnë në vendin grek, të marrin një leje-qëndrim, lëvizje të lirë në gjithë Europën dhe marrjen e pasaportës europiane.
“Gjithçka për 250 mijë euro, ku vetëm gjatë vitit të fundit ka pasur 3000 aplikime të tilla, ndërsa në pesë vitet e fundit 8000 sosh. Shumica kinezë dhe rusë,” përcjell albinfo.ch. Pra Greqia vetëm pesë vitet e fundit ka përfituar rreth dy miliardë euro nga shitja e shtetësisë së saj.
Shtim në kërkesat për pasaportë greke kanë edhe shtetasit e Lindjes së Mesme, veçanërisht irakenët dhe sirianët.
Një sistem të ngjashëm të shitjes së pasaportës e kanë edhe vendet tjera europiane si Austria, Belgjika, Malta, Portugalia dhe Qiproja.
Por për dallim nga vendet tjera, Greqia e ka më të lirë mundësitë e marrjes së shtetësisë.
Por për dallim që në Greqi me investim njëherë marrish lejeqëndrimin dhe vetëm pas shtatë vitesh pasaportën, në Qipro nuk ke barriera të tilla, por vetëm një shumë më të madhe – dy milion euro.
Tashmë Komisioni Europian po përpilon një projekt-ligj që do vendosë kushte sesi mund të merret pasaporta europiane. Kjo mund të sjellte reagimin e shteteve që përfitojnë miliona nga shitja e pasaportës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












