Lajme
Greqia shlyen borxhin e FMN-së
Greqia shlyen borxhin e FMN-së dy vjet përpara afatit.
Lajmi është dhënë nga ministri i Financave, Christos Staikouras, i cili deklaroi se është mbyllur kapitulli i shlyerjes së parakohshme të kredive të papaguara në maj të vitit 2010.
“Ky është një zhvillim shumë pozitiv”, tha Staikouras, duke shtuar se vendi mund të kursejë rreth 230 milionë euro në interes.
‘Huadhënësit e shpëtimit të Greqisë’ nga Bashkimi Europian dhanë miratimin zyrtar për shlyerjen e parakohshme të kredive të papaguara me vlerë 1.86 miliardë euro.
Tri paketat e shpëtimit me një total prej rreth 260 miliardë eurosh midis viteve 2010 dhe 2018 penguan Greqinë të falimentonte.
Qeveria greke u detyrua të zbatonte shkurtime buxhetore dhe rritje të taksave që çuan në një rritje të papunësisë dhe varfërisë në vend./Euronews
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














