CH-Ballkani
Greqia thotë se Shqipëria po minon rrugën drejt BE-së
Presidenti grek thënë se Shqipëria duhet të gjejë vendin e saj në BE, por ka kërkuar që shteti fqinjë të respektoj të drejtat evropiane
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka folur me tone të ashpra kundër dy shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre evropiane, njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës”, është shprehur presidenti grek në darkën që ka shtruar për nder të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të gjejë vendin e saj në BE, por ka kërkuar që shteti fqinjë të respektoj të drejtat evropiane, përcjell albinfo.ch.
“Një prej shtyllave të të drejtave evropiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është për shembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizoj një perspektivë të tillë evropiane, të një shteti që shkel këto të drejta?!”, ka thënë presidenti grek Pavlopoulos.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











